Gjasula: Ndaj Spanjës luajmë për ta bërë mrekullinë

Autogol dhe gol për Klaus Gjasulën në Kroaci-Shqipëri 2-2, takimi i dytë i Kombëtares në Euro 2024. Mesfushori foli pas ndeshjes në Hamburg, ku ndër të tjera tha:

“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua. Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund.

“Spanja? Normal që do të provojmë, të arrijmë mrekullinë”, theksoi 34-vjeçari shqiptar./kp

Read Previous

​Gjermani-Hungari, formacionet zyrtare

Read Next

Sylvinho bën premtimin e madh për popullin shqiptar për ndeshjen me Spanjën