Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë, për çka gjashtë të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se dy viktima kanë pranuar tretman mjekësor nga pasojat e dhunës fizike, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas policisë, rastet e raportuara kanë ndodhur në, Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.
Në raport bëhet e ditur se nga gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit, në një rast është ushtruar dhunë fizike nga djali ndaj prindërve, në një rast vëllai ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, në dy raste kanë ushtruar dhunë fëmijët ndaj nënës, ndërsa në dy raste është ushtruar dhunë nga bashkëshortët ndaj grave. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës prerë.