Gjakovës i shtohet gjallëria, bashkatdhetarët arsye

Malli për atdhe i kishte bërë që pa e menduar dy herë të marrin rrugën për Gjakovë. Kryesisht më të dashurit e tyre, familjarët janë arsye që edhe këtë vit bashkatdhetarët të mos e ndërrojnë destinacionin e pushimeve. Përgjigje e ditëve që i numëruan gjatë tërë vitit është muaji gusht, që ndryshe nga viti i kaluar sivjet është më dinamik.

Vështirë të gjesh qetësi në mbrëmje sepse qyteti gumëzhin nga ajo që i kishte munguar për një kohë të gjatë, gjallëria e atmosfera e hareshme.

Nën një qiell të mbushur me yje e në një tokë të mbushur me njerëz, malli e dashuria për atdhe i bashkon të gjithë.

Read Previous

Dy klube italiane të interesuara në transferimin e Xherdan Shaqirit

Read Next

Eroll Salihu jep dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm në FFK