Komuna e Gjakovës ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të punës – zëvendësim në shtatë shkolla të komunës së Gjakovës.
Institucionet arsimore dhe pozitat e kërkuara janë:
- Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, kërkon një (1) mësimdhënës për lëndën Perkusione.
- SHFMU “Dëshmorët e Dushkajës”në Bardhaniq, kërkon mësimdhënës për lëndën gjeografi, një mësimdhënës për lëndën edukatë qytetare dhe një mësimdhënës për lëndën e historisë.
- SHFMU “Zekrija Rexha” në Gjakovë kërkon një mësimdhënëse mbështetëse;
- SHML Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë kërkon një (1) mësimdhënës të lëndës së matematikës, dhe nga një (1) mësimdhënës për po të njëjtën lëndë kërkohet edhe në SHFMU “Zef Lush Marku” dhe SHFMU “Emin Duraku” në Gjakovë.
Tutje, lidhur më afatin dhe mënyrën e aplikimit, nga kjo shpallje është bërë e ditur se 30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë ndërsa aplikacionet dorëzohen nga data 16.08.2021 deri me 31.08.2021(16:00).
Detaje më të hollësishme në lidhje me kriteret e kërkuara dhe paraqitjen e kërkesave gjenden në linkun e më poshtëm: