Gjakovë, posedonte armë zjarri të paautorizuar, i konfiskohet nga policia

Datë 12.12.2021 , pas orës 01:00 të mesnatës përmes rrugëve operative policia ka pranuar një informatë, se i dyshuari ka në posedim një armë zjarri (revole). Policia pas identifikimit dhe njohurisë per vendbanim, ka formuar pikë kontrolli në Rr. “Dergut Vokshi” afër shtëpisë së të dyshuarit. Pas orës 01:00 i njëjti ēshtë ndaluar dhe kontrolluar.

Të njëjtit i është gjetur arma e llojit CZ dhe 11 plumba. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin policor-Gjakovë. Arma e lartëcekur është konfiskuar. Është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij inicohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Read Previous

Daçiq tenton ta bind Egjiptin ta tërheq njohjen e Kosovës, reagon Haradinaj-Stublla

Read Next

A mund të sëmureni dy herë nga lija?