Gjakovë, pengoi fqinjët duke lëshuar muzikë me zë të lartë, arrestohet nga policia

Një person në Gjakovë është arrestuar, pasi në gjendje të dehur ka lëshuar muzikë me zë të lartë, rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Personi është arrestuar nën veprën “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar  një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike që dyshohet të jetë Heroinë”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dërguari është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Suedia heq të gjitha masat kufizuese

Read Next

YouTube bllokon të gjitha videot kundër vaksinës