Në repartin e kirurgjisë, bosh janë shtretërit ku ishin të shtrirë personat të cilët u lënduan në përleshjen e ndodhur në parkun qendror të qytetit të Gjakovës me datë 01.11.2021. Dr. Kushtrim Xhiha, ka thënë se njëri prej tyre është liruar ngaqë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndërsa tjetri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
Nga ana tjetër në Prokurorinë themelore në Gjakovë, Yllka Juniku Shehu ka pohuar se ankesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit,BS, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në Tentativë” është aprovuar.
Kujtojmë se ky rast do të trajtohet në Gjykatën themelore në Gjakovë.