Gjakovë, një grua rrah kunatin dhe gruan e tij

Një grua është përleshur fizikisht me kunatin e saj në fshatin Skivajn të Gjakovës. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30.

“Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, është përleshur fizikisht me të dyshuarin mashkull kosovar (kunati i saj) e njëjta ka sulmuar edhe bashkëshorten e të dyshuarit të lartë cekur. Palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net

Read Previous

Spanja publikon listën me 24 lojtar që do të luajnë në Kampionatin Evropian

Read Next

Manchester United arrin marrëveshje me yllin e Dortmundit