Gjakovë – Në dy raste të ndara arrestohen tre persona dhe sekuestrohen dy armë dhe 1.3 gram substancë narkotike

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, në dy raste të ndara ka arrestuar tre persona  dhe ka sekuestruar dy armë.

Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë gjatë kryerjes së detyrave rutinë kishte ndalur, për kundërvajtje në trafik, të dyshuarit A. A.,   i lindur në vitin  2000 dhe H . H.,  i lindur në vitin  1997, shtetas të Republikës së Kosovës. Mbi dyshimin e arsyeshëm, nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontroll në automjetin e të dyshuarve ku është gjetur një pistoletë me një karikator dhe tre fishekë si dhe 1.3g substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuana.

Në rastin e dytë është arrestuar i dyshuari S. H., i lindur në vitin  1965, shtetas i Republikës së Kosovës pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë (e cilat dyshohet të jetë përdorur në rast) me dy karikatorë dhe pesë gëzhoja. 

            Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent, me aktvendim të së cilit ndaj dy të dyshuarve, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Read Previous

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Kërkesë për paraburgim ndaj një personi për kultivimin e bimëve narkotike

Read Next

Sa banorë kanë mbetur në Shqipëri?! INSTAT shtyn Censin e Popullsisë dhe Banesave