Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur fshati slloven.
Aty janë përfshirë dy automjete dhe lëndime kanë marrë tre persona, të cilët më pas janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovës.
Këtë lajm për TV SYRI-n e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës.
Deklatrata e plotë e Policisë :
“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku.
Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete udhëtarësh, ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor.
Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.”
/tvsyrivision/