Gjakovë, i bënë presion vajzës pasi e zunë duke pirë duhan, policia arreston prindërit

Policia e Kosovës njofton se dje ka arrestuar një grua dhe një burrë në Gjakovë, të cilët dyshohen për dhunë në familje. Të njëjtit, dyshohen se i kanë bërë presion verbal vajzës së tyre.

Të dyshuarit i kanë bërë presion vajzës, pasi e kishin zënë duke konsumuar duhan. Për këtë arsye, viktima nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi dhe është dërguar në strehimore.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje, në orët e pasdites në Gjakovë.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajte.

Read Previous

Paralajmërimet për grevë dhe protesta, SBAShK-u sot takim të jashtëzakonshëm

Read Next

Këto janë simptomat e variantit të ri të coronavirusit ‘Delta Plus’