Një zyrtar policor në Gjakovë është arrestuar më 8 maj nën dyshimet se është përfshirë në një rast të ngacmimit, IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit.
Sipas Gazetës Sinjali mësohet se polici i arrestuar është Art Dafota dhe tash është ndaluar për 48 orë.
Sipas informacioneve të para, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur 13 vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit. /GazetaSinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.