Gjakovë, arrestohen katër persona e lëndohen katër të tjerë

Mbrëmë u raportua për disa rrahje në qytetin e Gjakovës, të cilat përfunduan me të lënduar e të arrestuar.

Fillimisht rreth orës 13:00, Policia ka prangosur një person në rrugën “Pashko Vasa”, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati”. Në njërin rast janë arrestuar dy persona, të dyshuar për sulm ndaj një burri, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa në rastin tjetër në pranga po ashtu është vënë një person, si i dyshuar se rrahu një femër.

Tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/

Read Previous

Asnjë pacient me Covid 19 në spitalin Isa Grezda

Read Next

22 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe