Gjakovë: Arrestohen 10 persona, u rrahën e gjuajtën me armë mes vete pas mosmarrëveshjeve në rrjete sociale

Dhjetë persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes vete ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, deri te rraha dyshohet të ketë ardhur pas mosmarrëveshjeve që të njëjtit kishin pasur në rrjete sociale.

“Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Blow-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur”, thuhet në raportin 24 orësh.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, 10 të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

/klankosova/

Read Previous

Kosova, vend atraktiv për turizëm – rritet numri i vizitorëve rreth 90 për qind

Read Next

Xhiro e 24-të e Superligës së basketbollit starton sot me krye-derbin në ”Minatori”