Gjakovë, 240 gra e kanë bërë mamografinë për parandalimin e kancerit të gjirit

Tetori rozë, është muaji që shërben për të ndërgjegjësuar secilën grua për kujdesin e shtuar që duhet t’i kushtoj shëndetit. +40 është mosha kur gratë duhet ta bëjnë ekzaminimin e mamografisë. Vetëm në këtë menyrë ato do të mund të parandalojnë çdo rrezik që mund tu kanoset. Fatmirësisht, në Gjakovë ekziston një qendër ku gratë mund të drejtohen e ta kryejnë këtë shërbim pa asnjë kompensim. Por fillimisht duhet ndarë terminin, kështu ka thënë Ilirjana Xhepa, e cila ka shpjeguar edhe arsyen e kësaj procedure.

Përtej kësaj, ajo ka treguar edhe procedurën e ekzaminimit.

Ndërsa, vetëm përgjatë vitit 2021 në QMF “Ereniku” në Gjakovë janë ofruar 240 ekzaminime, kështu ka thënë drejtoresha në detyrë e shëndetësisë, Afërdita Spahiu-Shllaku.

Është më mirë të parandalohet sesa të kurohet. Çdo veprim i ndërmarrë me kohë është në favorin tuaj, ky është mesazhi që transmetoi drejtoresha e këtij dikasteri.

Read Previous

22 sportistë do të marrin Bursa Olimpike “Paris 2024”

Read Next

Psikologët shpjegojnë pse “Squid Game” është kaq popullor