Gjakovë, 13 raste pozitive me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste nga 544.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.195 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.347.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Read Previous

​Muja: Formati i raportit financiar të RTK-së brenda 30 ditësh sqaron të gjitha paqartësitë

Read Next

​Biden: Shpresoj në një takim me Putinin