Gjakovarët janë kursimtarët më të mëdhenj të energjisë elektrike

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka paralajmëruar se kriza energjetike tash e më shumë se një muaj e ka prekur edhe Kosovën. Mundësitë financiare të Keds-it janë shterrur deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta. Përmes telefonit Zëdhënësi i Keds-it Viktor Buzhala ka thënë për televizionin Syri se kërkohet ndihma e akterëve të sektorit energjetik dhe institucioneve relevante që kjo situatë të afektojë sa më pak konsumatorët në këtë kohë por edhe në të ardhmen.

Këtë vit për shkak të krizës energjetike, çmimet e importit janë pesëfishuar dhe sasia që duhet importuar është shumë e lartë me ftohjen e motit.

Nga janari e deri në tetor në Kosovë janë shpenzuar afër 733 mijë megavat rrymë dhe kjo ende pa filluar sezoni i dimrit kur zakonisht kërkesat rriten. Shpenzuesi më i madh mbetet distrikti i Prishtinës ndërsa Gjakova renditet si rajoni që ka kursyer energjinë elektrike më së shumti.

Konsumi i energjisë elektrike po rritet nga dita në ditë. Bashkë me konsumin, po rritet edhe sasia e energjisë elektrike që duhet importuar nga jashtë.  Ndër faktorët që po ndikojnë në këtë rritje të konsiderueshme, është ngrohja me energji elektrike e pjesës më të madhe të konsumatorëve të amvisërisë ka shtuar tutje Buzhala.

Read Previous

Aksioni i policisë për subvencione në tetë komuna, 31 të arrestuar

Read Next

Kryeministri Kurti takon shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë