Giresse: Jam i kënaqur me lojtarët, sot ishte sikurse të luajmë në Prishtinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Alian Giresse, ka folur pas barazimit me Zvicrën me rezultat 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në Zurich.

Giresse është ndarë i kënaqur me lojtarët në këto dy takime, ndërsa shtoi se ndeshja e sotme ishte e njëjtë sikurse të zhvillohej në Prishtinë.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur me ekipin dhe me angazhimin që kanë treguar në këtë ndeshje. Ishte një ndeshje e vështirë”.

“E kam ditur që do të ketë shumë tifozë në këtë ndeshje dhe na është dukur sikur të luanim në Prishtinë”.

“Këto dy ndeshje kanë qenë për të parë lojtarët sesi luajnë së bashku dhe këtë e kemi arritur dhe tani e kam një ide më të qartë sesi luajnë lojtarët”.

“Dhe dy ndeshjet që i kemi bërë kemi mësuar shumë dhe janë tejet pozitive. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve dhe lojën që e kanë bërë në këto dy ndeshje do ta veçoja”, ka thënë Giresse. 

/Telegrafi/ 

Read Previous

Përfundon baras ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës

Read Next

Thirrje dhe banderola kundër tij në ndeshjen ndaj Kosovës, Andi Zeqiri flet pas ndeshjes dhe komenton situatat me tifozët