Gërvalla: Serbia në Kosovë ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe janë shaktuar dëme ekonomike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka përmendur dëmet e luftës në Kosovë gjatë konferencës e cila është zhvilluar me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca është zhvilluar sot në formën virtuale.

Gërvalla ka thënë se Serbia në Kosovë ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe etnive të tjera si dhe janë shaktuar dëme ekonomike.

“Këto miliarda dëme ende nuk janë kompensuar dhe kështu bashkëpunimin tonë ekonomik në rajon detyrimisht e fillojmë nga pozicione të ndryshme. Këta qindra mijëra njerëz, të cilët ende nuk e kanë marrë veten nga këto dëme që iu janë shkaktuar, meritojnë trajtim më të veçantë dhe mbështetje më të madhe. Edhe ky është gjithashtu një parakusht për të ofruar shanse të barabarta për të gjithë”, ka thënë ajo./GazetaSinjali

Read Previous

Qeveria e Kosovës heq lejeqëndrimin e përkohshëm me Shqipërinë

Read Next

Zhytësi gjen skafandrën që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore