Gërvalla: Serbia e kopjon Rusinë në raport me Kosovën

Zv/kryeministrja e Kosovës dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Ajo foli për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën.

Kemi luftuar forta. Nuk ka arsye pse Serbia duhet të dëgjohet dhe që Serbia tenton të përzejë Kosovën nga tavolina. Ata nuk e përballojnë dot praninë e Kosovës. Është Serbia ajo që nuk na përgjigjet dot me argumente.

Mendoj… zhgënjimet nuk janë nxjerrë nga trajtimi i Rusisë, ku shohim edhe Ukrainën në një luftë të tmerrshme. Serbia nuk është Rusi, por e kopjon Rusinë në raport me Kosovën.

Evropa duhet të zgjohet nga iluzioni që me ledhatime të autokratëve do mund të dafrohemi me Evropën.”, tha ndër të tjera Gërvalla./indeksonline/

Read Previous

Jadon Sancho synon t’ua “dëshmojë njerëzve se gabuan” pas vështirësive te Manchester United

Read Next

Presidentja Osmani pret sot në takim ministrin hungarez që po qëndron në Kosovë