Gërvalla: Rusia mund të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor për të tërhequr vëmendjen nga Ukraina

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se Rusia mund të kërkojë të nxisë konflikt në Ballkanin Perëndimor për të tërhequr vëmendjen nga pushtimi i saj në Ukrainë dhe për të fituar ndikim mbi Perëndimin.

Gërvalla për Newsweek  u shpreh se prania e përhershme e NATO-s në Kosovë dhe hapat e shpejtë të vendit për  anëtarësim në Aleancën Veriatlantike janë hapa jetik në parandalimin e veprimeve nxitëse ruse në rajonin e trazuar.

Sipas saj, Perëndimi duhet të ndërmerr veprime sa më herët, sa më shpejt, dhe sa më guximshëm, dhe se vetëm kështu do t’i jepte sinjal Beogradit dhe Moskës se as që mund të mendohet të përshkallëzohet ndonjë konflikt në Ballkan”.

“Tani ne po kërkojmë rrugën e shpejtë për një arsye të vërtetë: të gjithë jemi zgjuar në një mjedis krejtësisht të ndryshëm sigurie pasi agresioni rus është vërtetuar se nuk ndalet para pushtimeve të fqinjëve”,  tha Gervalla-Schwarz, ndër të tjera.

/Reporteri.net/

Read Previous

Kurti për televizionin bullgar flet për situatën në Ukrainë nga sulmet ruse, kujton edhe gjenocidin në Kosovë që kreu Serbia

Read Next

Sipas udhëtarëve janë rritur çmimet e biletave të udhëtimit në Gjakovë