Gërvalla: Opozita nuk preferon zgjedhje të reja e as nuk e sfidon Kurtin

Deputetja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka thënë se tentativa e sotme për konstituuim të Kuvendit ishte përsëritje e pakuptimit e një bllokade që ka humbur kuptimin.

Ajo u ka bërë thirrje partive opozitare që ishin mandatin e kaluar që të heqin dorë nga kjo “strategji destruktive” dhe të marrin përgjegjësi për votën e qytetarit që kanë marrë.

“Shkelja çdo 48 orë që e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është në rregull. Në këto ditë kur fjala unitet është e përsëritur, më lejoni t’iu them se ne kemi nevojë për unitet për shtet dhe jo për unitet për pushtet. Uniteti për shtet demonstrohet duhet konstituuar Kuvendin. Jam e bindur që vota e fshehtë është instrumenti më demokratik në shoqëritë demokratike”, ka thënë ajo.

Sipas saj, opozita nuk preferon as zgjedhjet e reja e as nuk e sfidojnë Kurtin për bërjen e Qeverisë.

Gërvalla ka thënë se LDK-ja bën qeveri vetëm me PDK-në.

Ka shtuar se opozita nuk po e pranon rezultatin zgjedhor dhe këtë sipas saj po e dëshmojnë me bllokadat në Kuvend.

“Nëse LDK-ja dëshiron të formojë Qeveri duhet t’i fitojë zgjedhjet, nuk ka recetë tjetër. 42 për qind e qytetarëve kanë votuat LVV-në si fituese të këtyre zgjedhjeve dhe ky është një fakt që s’mund të ndryshohet. Ne mendojmë që shumicën qeveritare besojmë që e kemi”, ka thënë ajo. /Koha.net/

Read Previous

Nënshkruhet projekti për efiçiencë të energjisë për banesat sociale

Read Next

Haxhiu: Opozita s’mund të ndërhyjë në të drejtën e VV-së për të propozuar kandidatin