Gërvalla në takim me deputetin rumun

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot e pati një takim me deputetin e Rumanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit, kryesues  i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Lulian Bulai.

Këtë takim Gërvalla e zhvilloi gjatë vizitës zyrtare në Strasburg të Francës.

“Finalizimi i procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, Gërvalla falënderoi  Bulai dhe grupin ALDE në KiE për mbështetjen e madhe gjatë diskutimit në Asamblenë Parlamentare në ditën e votimit, votën pro anëtarësimit në KiE, si dhe gjatë gjithë këtij procesi.

“Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj euroatlantike përmes forcimit të ekonomisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”. /Klankosova.tv

Read Previous

Kurti e Vuçiq sërish kthehen në takime të ndara me Borrell dhe Lajçak

Read Next

Gjermania lehtëson dëbimin e të huajve me ligjin e ri