Gërvalla në Kanada: Serbia përbën rrezik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, njoftoi kryediplomaten kanadeze, Mélanie Joly, rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, duke theksuar se veprimet destabilizuese të përbëjnë rrezik jo vetëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, por edhe të Evropës Juglindore.

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga MPJD-ja rreth takimit, ndër të tjera thuhet se ministrja Gërvalla e falënderoi shefen e diplomacisë kanadeze për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Kosovës në çlirimin, rindërtimin dhe zhvillimin e vendit, në jubileun e 25-të të pranimit të refugjatëve kosovarëve dhe 15-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

“Ministret Gërvalla dhe Joly diskutuan rreth fuqizimit të partneritetit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike dhe bashkëpunimit në sektorin publiko-privat. Ministrja Gërvalla i dhuroi ministres Joly pullën postare që simbolizon 15-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve dhe mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për Kosovën”, thuhet në komunikatë./Albanianpost.com

Read Previous

Shqipëria, destinacioni i preferuar për spanjollët

Read Next

Kurti: Rreth 40% e profesionistëve të emëruar janë gra