Gërvalla: Kosova me FSK-në është shembull i profesionalizmit në çminimin e zonave të minuara

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), është shembull i profesionalizmit në çminimin e zonave të minuara.

Këto komente, Gërvalla i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që ka publikuar foton familjare të Konferencës për Veprimin ndaj Minave në Ukrainë, që po mbahet në Lozanë të Zvicrës.

“Republika e Kosovës me FSK-në është shembull i profesionalizmit në çminimin e zonave të minuara, duke kontribuar jo vetëm në sigurinë kombëtare, por edhe në misionet ndërkombëtare”, shkroi kryediplomatja.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë, në prizmin e saj, thekson përkushtimin e vendit që ajo përfaqëson për paqen dhe sigurinë globale. /Albanianpost.com

Read Previous

Australia miraton dhurimin e madh të tankeve pa fije për Ukrainën

Read Next

Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë e nxitur nga konsumi dhe investimet e diasporës në ndërtime