Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka treguar për punët që janë duke u bërë rreth blerjes së objekteve të reja për ambasada dhe konsullata në shtetet mike të Kosovës.
Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se janë të hapur që të kenë oferta serioze nga përfaqësuesit e misioneve për këtë çështje.
“Procesi i blerjes së objektit, pra deri tek blerja është një proces i gjatë me procedura edhe të objekteve”.
“Ndërkohë që jemi të hapur edhe për oferta të tjera nga përfaqësuesve të misioneve me objekte serioze, mbetet të shihet cilat prej tyre do t’i finalizojmë gjatë këtij viti. Jemi në negociata me Berlinin dhe me Romën, por edhe në shtete tjera”, ka thënë Gërvalla. /Klankosova.tv