Gërvalla insiston në votimin e fshehtë: Mënyrë për ta kaluar bllokadën

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se votimi i fshehtë është i paraparë me Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, duke e cilësuar si mënyrë të duhur për të kapërcyer bllokadën e opozitës, e cila sipas saj, po pengon formimin e qeverisë për herë të dhjetë.

Gërvalla akuzoi opozitën për mungesë marrëveshjeje të brendshme dhe përpjekje për zgjatjen e ngërçit, ndoshta me shpresën për ndërhyrje nga jashtë.

“Ne tani do të vazhdojmë me takimin grupit parlamentar, do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Votimi i fshehtë është i paraparë edhe me Kushtetutë dhe rregulloren e Kuvendit, dhe më duket mënyrë shumë mirë për ta kaluar këtë bllokadë të vazhdueshme opozita sot për të dhjetën herë”.

“Vota e hapur e provuam nuk e morëm do të sepse si duhet opozita nuk ka arritur marrëveshje mes vete për krijimin e qeverisë, në raste siç supozojnë ata Kurti nuk do ta arrite ta bënte qeverinë. Janë të interesuar që ta zgjasin ngërçin sigurt presin nga një ndihmë nga jashtë sepse tjetër shpjegim nuk ka”, ka theksuar ajo. /GazetaSinjali/

Read Previous

Bajrami: Ndryshimi i mënyrës së votimit gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit është shkelje

Read Next

Formula 1: I riu Kimi Antonelli bëri histori me një sensacion në Miami