Gërvalla e quan moment historik hapjen e ambasadës së Kosovës në Kolumbi

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ndihet krenare për hapjen e ambasadës së Kosovës në Bogota të Kolumbisë.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kjo arritje është rezultat i punës dhe përgatitjeve intensive.

“Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore”,ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se hapja e ambasadës në Kolumbi shënon një moment të rëndësishëm, teksa ka njoftuar se inaugurimin e saj do të bëjë sonte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Hapja e ambasadës sonë në Kolumbi shënon një moment të rëndësishëm në strategjinë Ndihem shumë e nderuar që Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës. Hapja e ambasadës sonë në Kolumbi shënon një moment të rëndësishëm në strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, ka shkruar tutje Gërvalla. /RTKlive

Read Previous

F1, Norris: U kujtuam vonë për titullin, tani të luftojmë për titullin e konstruktorëve

Read Next

​Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së, nuk përjashtohet greva