Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në forumin “Ulpiana”, ku janë duke marr pjesë 21 shtete nga e gjithë bota dhe të pranishëm janë 48 folësë, ka folur për rëndësinë e diasporës për Kosovën.
Gërvalla, përveç rolit të diasporës në Kosovë, ajo ka treguar edhe arsyet se pse vendosi që të bashkëngjitet në politikë me këtë qeverisje.
Sipas saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Ka arsye përse jam ardhur në vitin 2021, sepse u takoj atyre në diasporë të cilët kanë pasur mjaft prezencë politike, këtu dhe në të kaluarën kanë pasur oferta të shumta. Në këtë Qeveri e kam kuptuar që me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti të bëjmë atë se çka është e rëndësishme”.
“Që do të thotë me të vërtetë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka deklaruar Gërvalla.
Ndërsa, ka theksuar se diaspora në këtë qeverisje deri tani ka qenë prioritet.
“Jam e lumtur që në Qeverinë e Kosovës dhe në institucionet tona kanë gjetur një gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën prioritet në këtë mandat”.
“Nuk besoj se jemi vendi më së miri i organizuar në botë, e di që kemi shumë sfida por sic u tha sot kemi mjaft bashkë-ndjenja, empati”.
“Kjo është arsyeja përse rezultatet janë aq të mrekullueshme, të jemi këtu personalisht me diasporën s’është aq e vështirë sepse në fakt asnjëherë s’jemi larguar. Për mbi 30 vjet kam punuar në Gjermani për Kosovën, pjesa politike për mua nuk ka qenë shumë e vështira, pjesa personale e familjes jo aq e lehtë”.
Nga institucionet e Drejtësisë, konsiderohet se sundimi i ligjit në Kosovë vazhdon të minohet nga korrupsioni.
Madje është i theksuar në të gjitha sferat. /Albanianpost.com