FSB tha në një deklaratë se gazetarët e fundit që do të hetohen janë Catherine Norris Trent nga France 24 dhe Kurt Pelda nga CH Media e Zvicrës. Ata akuzohen nga autoritetet ruse se kanë kaluar ilegalisht kufirin për në Federatën Ruse në rajonin e Kurskut, sipas deklaratës.
Ukraina më 6 gusht ndërmori një sulm të befasishëm kundër rajonit të Kurskut, duke pushtuar territorin rreth qytetit kufitar Sudzha. Disa media të huaja raportuan nga zona e pushtuar nga forcat e Kievit.
Rusia shpall rregullisht hetime kundër gazetarëve të huaj që kanë vizituar zonën e kontrolluar nga ukrainasit dhe 14 deri më tani janë vënë në shënjestër të akuzave të tilla. Procedurat janë hapur kundër gazetarëve të kanalit amerikan CNN, RAI italian dhe organizatave gjermane të lajmeve Deutsche Welle.
Gazetarët e shënjestruar nga këto hetime nuk duket se janë në Rusi, por ata mund të përballen me deri në pesë vjet burg sipas ligjit rus./france24/