Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë, Kosova ka mundësi që të pranohet në Këshillin e Evropës.
Mirëpo, sipas tij ka një problem.
Ai thotë se nëse Qeveria nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbesin të mbyllura.
“Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas përjashtimit të Rusisë, është mjaft e mundshme që të arrihet shumica e nevojshme për pranimin e Kosovës. Por ka një problem: nëse qeveria e Kosovës nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbeten të mbyllura. Kjo është për të ardhur keq, pasi zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje do të ishte e mundur. Shpejt dhe pa kosto të mëdha politike. Madje me përfitim, pasi respektimi i sundimit të ligjit është vetërespekt në çdo demokraci”, ka shkruar Marthens në “X”.
In May 2022, Kosovo applied for membership in the Council of Europe. After Russia's exclusion, it is quite possible that the necessary majority for Kosovo´s admission can be achieved. But there is a problem:https://t.co/nrrSJwYzc9— Michael Martens (@Andric1961) March 6, 2024