Gazeta franceze në 1913: Shpërngulja e shqiptarëve nga grekët dhe serbët

Nga Aurenc Bebja, Francë – 23 Tetor 2021

“Le Petit Troyen” ka botuar, të martën e 11 shkurtit 1913, në ballinë, memorandumin e Komitetit kombëtar shqiptar drejtuar asokohe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër në lidhje me shpërnguljen e bashkëatdhetarëve tanë nga grekët dhe serbët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Romë, 10 shkurt. — Na shkruajnë nga Durrësi.

Komiteti kombëtar shqiptar sapo u ka dërguar një memorandum ambasadorëve të Fuqive në Londër për të tërhequr vëmendjen e tyre ndaj veprimeve të grekëve dhe serbëve; këta dëbojnë manu militari të gjithë popullsinë shqiptare të zonave të përziera për të qenë në gjendje t’i kërkojnë ato, gjatë përcaktimit të kufijve të Shqipërisë. Kështu në Kosovë, në Gjakovë, Prilep, nuk ka më një shqiptar të vetëm; në Manastir, kanë mbetur vetëm disa familje të pasura. Kudo tjetër, shqiptarët janë dëbuar në masë.KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-troyen-1913-shperngulja-e-shqiptareve-nga-greket-dhe-serbet-memorandumi-i-komitetit-kombetar-shqiptar/?fbclid=IwAR1Uw0FJUL_x6mSSLVCVx0vKvd2yciYRwArQq7OBzwlAsW6fzR59AeqOmvs

Read Previous

Kjo është harta më e vjetër në botë

Read Next

16 raste të reja me COVID-19