Gaza nuk gjen qetësi as për Krishtlindje, mbi 100 të vrarë gjatë natës nga sulmet izraelite

Gaza nuk ka gjetur qetësi as në Krishtlindje, me sulmet izraelite që vranë 106 persona, në një nga netët më vdekjeprurëse të luftës.

Sipas informacioneve, 23 persona janë vrarë në një sulm ajror në Khan Younis në jug të Gazës, duke çuar numrin total të viktimave palestineze gjatë natës në më shumë se 100.

Të paktën 70 persona u vranë në një sulm ajror izraelit që synonte Maghaz në Gazën qendrore , tha më herët zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Ashraf Al-Qidra.

Tetë persona u vranë ndërsa avionët dhe tanket izraelite kryen dhjetëra sulme ajrore në shtëpi dhe rrugë në al-Bureij dhe al-Nusseirat. /abcnews.al

Read Previous

​Mbahet mesha e ditës së Krishtlindjes, famullitari Qerkini: Festë e jetës

Read Next

Maqedonci: Kosova kulmimin e furnizimit me armë e ka në vitin 2022