Gattuso është trajneri i 23-të në historinë e Italisë

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Gennaro Gattusos si trajnerin e ri të kombëtares italiane, duke zëvendësuar Luciano Spallettin. Gattuso do të prezantohet në një konferencë për shtyp më 19 qershor në Romë dhe do të nisë menjëherë përgatitjet për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 që nisin në shtator.

Ky është trajneri i 23-të në historinë e “Azzurrëve” dhe i 15-ti në 50 vitet e fundit, një tregues i ndryshimeve të shpeshta në pankinën italiane. Gattuso, 47 vjeç, ishte pjesë e ekipit kampion bote më 2006 dhe më së fundmi trajner i Olympique Marseille në Francë, përcjellë KosovaPress.

Detyra e tij kryesore do të jetë rikthimi i Italisë në Kupën e Botës, pas dy mungesave të dhimbshme radhazi. Gattuso pason një linjë të gjatë trajnerësh ku përfshihen emra të tillë si Enzo Bearzot (fituese e Kupës së Botës 1982), Marcello Lippi (kampion më 2006) dhe së fundmi Roberto Mancini, fitues i EURO 2020.

Misioni i “Rino”-s: të rikthejë lavdinë në kombëtaren italiane.

KosovaPress

Read Previous

Zhvillimet në Lindjen e Mesme

Read Next

Ikja e infermierëve