Gati programi që zbulon emocionet, nisin testimet

Një program që tenton të zbuloje emocionet tek njerëzit nëpërmjet njohjes së fytyrës është testuar tek ujgurët në Kinë. BBC duke iu referuar burimeve raporton se sistemi i ri përdor kamerën dhe njihet si ‘AI’.

Një inxhinier që ka punuar në krijimin e këtij programi të ri, ka deklaruar në kushtet e anonimatit se janë instaluar sisteme të tilla në stacionet e policisë në provincë, ku testohet emocionet e ujgurëve.

Sipas inxhinierit, kamerat që zbulojnë emocionet janë njësoj si sistemet e mëparshme që zbulojnë kur një njeri gënjen apo thotë të vërtetën, por këtë herë shumë e përparuar.

Po ashtu sipas tij, sistemi i ri ‘AI’, mund të arrij që të zbulojë dhe analizojë dhe ndryshimet më të vogla të fytyrës dhe është në gjendje që të zbulojë çdo emocion.

Por ky sistem i ri ka rikthyer dhe njëherë debatin për shkeljen e të drejtave të njeriut që po i bëhet popullit ujgur. Një avokat  që ishte njohur me këtë çështje tha se është diçka tronditëse.

Nga ana tjetër qeveria e Kinës ka thënë se mbikëqyrja e ujgurëve është e nevojshme, pasi ata kërkojnë të krijojnë shtetin e tyre dhe i akuzon për vrasjen e qindra njerëzve në sulme terroriste.

Ujgurët janë çdo ditë të kontrolluar, pasi në zonë ndodhet dhe një nga qendrat më të mëdha të riedukimit, ku ka kampe të sigurisë së lartë që shumë aktivistë e cilësojnë si shkelje të të drejtave të njeriut./tvklan.al

Read Previous

Vitesse nënshkruan me mesfushorin shqiptar

Read Next

Edhe hakerat pendohen