Edhe hakerat pendohen

Vodhën të dhënat e shërbimit shëndetësor në Irlandë, por më pas dorëzuan fjalëkalimin

Një grup hakerash në Irlandë, që kishin marrë peng të dhënat e shërbimit Shëndetësor Kombëtar dhe u kishin kërkuar 20 milionë dollarë në këmbim u penduan duke siguruar një fjalëkalim falas për t’i zhbllokuar ato.

Grupi postoi në faqen e tij të internetit një mesazh drejtuar Shërbimit Shëndetësor Ekzekutiv Irlandez, duke specifikuar se ata kishin çelësin për deskriptimin e të dhënave dhe se nësë nuk lidheshin me ata për të zgjidhur situatën do t’i shisnin ose publikonin ato. Sipas ministrit Irlandez të Shëndetësisë Stephen Donnelly, arsyeja për këtë veprim nuk është ende e qartë. Ai tha se nuk kishin paguar asnjë shpërblim direkt apo indirekt, përmes palëve të treta ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe kurrë nuk do ta paguanin. “Ne u befasuam kur pasi ekipi teknik testoi fjalëkalimin, përgjigja fillestare ishte  pozitive”, ka bërë me dije ai.

Sulmi çoi në shqetësime të ndryshme për pacientët ku 80% e kolonoskopive dhe 50% të procedurave të radioterapisë u anuluan.

Read Previous

Gati programi që zbulon emocionet, nisin testimet

Read Next

Violonçelistja në Paris luan për pacientët, pasi ‘muzika qetëson dhimbjen’