Gati dy mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

54 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku një ka përfunduar me fatalitet, 20 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 967 gjoba trafiku.

Policia gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë arrestuar 17 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje./reporteri

Read Previous

Fatura e dëmeve të përmbytjeve në Shqipëri mund të arrijë deri në 300 milionë euro

Read Next

Stuhia e akullt në ShBA: Mbi 4,000 fluturime anulohen për shkak të motit