Gati 6800 vende të lira pune te Superpuna

6,785 vende pune janë të lira tek platforma qeveritare Superpuna.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Punësimit përmes një postimi.

Derisa rreth 10 ditë më parë ka qenë ministri i Financave Hekuran Murati që ka bërë të ditur se përmes kësaj platformë janë punësuar 1,994 të rinj, mbi 51 përqind prej tyre vajza.

Superpuna është platformë që takon punëdhënësit dhe ata që janë të gatshëm për punë nga mosha 18-25 vjet.

/KlanKosova/

Read Previous

Dita e ndeshjes kthyese gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve – Derby della Madonnina i zjarrtë evropian

Read Next

Gjashtë të vdekur e 11 të plagosur në Zelandë të Re, digjet një bujtinë