Gati 10 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë gati ka arritur në shifrën 10 mijë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje për 9 mijë e 820 raste  aktive me COVID-19 në vendin tonë.

Dje u konfirmuan 1 mijë e 187 raste të reja, derisa nuk u raportua për të vdekur.

Gjatë 24 orëshit të fundit  613 qytetarë u shëruan.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë vazhdimisht thirrje për bartje të maskave në ambient të mbyllur dhe vaksinim me dozat përforcuese të vaksinës./Reporteri.net/

Read Previous

Sot mblidhet komisioni hetimor për energjinë

Read Next

Ndriçim Xhepa, aktori me kontribute në kinematografinë shqiptare