Gastronomia dhe qendrat tregtare hapen të hënën, masat tjera do të rishikohen

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se të hënën do të hapen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare, ndërsa masat e tjera do të rishikohen, përcjell KultPlus.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi, dhe atij të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në njoftimin për medie të kësaj ministrie është bërë e ditur se pas 18 prillit do të merren masa të reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.  Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Shenjat që nxjerrin zbuluar se produkti që do të blini nuk është origjinal

Read Next

​Mbështetja e Parlamentit Evropian për Kosovën nuk pritet të rezultojë me liberalizim të vizave