Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur që gastronomia të mbyllet nga data 7 deri me datë 18 prill. Lejohet që gastronomët të ofrojnë vetëm shërbime take-away( merr me vete) dhe drive through. Ky vendim është i papranueshëm për gastronomët e komunës së Gjakovës, thotë përfaqësuesi i këtij sektori Epikad Hoxha, i cili thekson se vetëm janë njoftuar për vendimin dhe nuk janë konsultuar nga Ministria e Shëndetsisë.
Kafeteritë dhe restaurantet kanë rrespektuar masat mbrojtëse, andaj Hoxha, thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës dhe në koordinim me ta do të organizojnë masa kundërshtuese për këtë vendim.
Sektori i Gastronomisë është më i godituri nga pandemia Covid-19. Dëmet konsiderohen të pariparueshme, andaj ata kërkojnë nga Qeveria kompenzim për humbjet që kanë pësuar.