Garda Kombëtare e Idahos do t`i vendosë mbi 100 ushtarë në Kosovë

Më shumë se 100 ushtarë amerikanë të batalionit të parë të helikopterëve sulmues të Gardës Kombëtare të shtetit Idaho, do të vendosen në Kosovë.

Ushtria e SHBA-së njoftoi se ata do të zbarkojnë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s.

Para ardhjes në Kosovë, ata kishin trajnim shtesë përreth 30 ditë në Teksas. /RTK/

Read Previous

Mbahet mbledhja e Qeverisë, në rend dite 11 pika

Read Next

Kurti: Do të rrisim pagën minimale në 350 euro bruto në muaj