Garat e çiklizmit, argëtim dhe përvojë për fëmijët

Tradicionalisht në vendin tonë organizohen aktivitete të tilla për fëmijët. Është kjo iniciativa e trajnerit italian Françesko Gallo që prej vitesh vie në Kosovë me synimin që përmes lojërave, garave dhe shpërblimeve të rritet interesimi për çiklizmin dhe socializimi me njëri tjetrin. Ky është viti I pestë me rradhë që ai vjen në Gjakovë. Dhe këtë herë ky aktivitet gjeti vend në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”. https://www.syri-vision.tv/

Të kënaqur me këtë organizim u ndanë edhe fëmijët të cilët me plot ngazëllim dhe motiv përgatiteshin për garën dhe përmes brohortijeve motivonin njëri-jetrin që të mos dorëzohen edhe nëse bëjnë gabime gjatë garës. https://www.syri-vision.tv/

Edhe më të lumtur për të vegjlit e tyre ishin prindërit të cilët aktivitetet e tilla i shohin si mëse të nevojshme në kohët e sotme ku fëmijët çdo ditë e më tepër rrethohen nga pajiset teknologjike e që në vend të kësaj ata mund t’i shijojnë ditët e verës duke krijuar shoqëri, të praktikojnë një sport të ri e mbi të gjitha të krijojnë përvojë dhe kujtime të bukura.

Pas lojës dhe zhvillimit të garës janë ndarë shpërblime për pjesëmarrësit.Nuk ishte vetëm garë por mbi të gjitha kjo natë u mundësoi fëmijëve që të krijojnë kujtime mbreslënëse prej të cilave mund të mbajnë mend se të qenit fitues nuk është e domosdoshme, por të tilla janë guximi për të marrë pjesë në lojë, kënaqësia që u ofron ajo dhe mbështjetja ndaj njëri-tjetrit.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Dua Lipa viziton Tiranën, Veliaj i dhuron Kapelen e Gruas Tironse

Read Next

BE-ja përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë