Gara e madhe e Parisit në CS:GO fillon sot

Gara e madhe e Parisit në CS:GO fillon sot nga ora 11:30, ku 24 ekipet më të mira do të garojnë për titullin e datës 21 maj.

“Accor Arena” do të jetë vendi ku ekipet nga gjitha bota do zhvillojnë duelet e tyre, përfshirë këtu edhe ekipin nga Kosova, Bad News Eagles.

“Shqiponjat” ndeshjen e parë e kanë të shtunën, pasi janë kualifikuar direkt në nivelin e Legjendave, pa pasur nevojë t’i zhvillojnë ndeshjet e para në nivelin e Sfiduesve në Paris Major 2023.

/KlanKosova/

Read Previous

Lajçaku: Drafti i parë për Asociacionin, pikënisje për diskutimet e ardhshme

Read Next

FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Steel Alpha 2023”