Ganimete Musliu: Kosova është shtet pa Qeveri

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një foto nga seanca e Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti.

Në një shkrim në Facebook, Musliu thotë se ministrat e Qeverisë Kurti e as vet kryeministri nuk kanë shkuar në seancën e sotme.

“Para pak dite pata thënë se Kosova është shtet pa Qeveri”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Ajo tha se edhe pse sot po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë, “vetëm qeveri e qeverisje nuk po shohim”.

Read Previous

Shpend Ahmeti: Prishtina ka rritur standardin e qeverisjes

Read Next

Kurti: Po bëjmë gjithçka në bashkëpunim me komunat që nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës