Gallagher për Simeone: Pati besim të madh tek unë, i jam mirënjohës që më kërkoi me ngulm tek Atletico

Conor Gallagher po hyn gjithnjë e më shumë në zemrat e tifozëve të Atletico Madrid dhe po e bën këtë edhe me deklaratat e tij, të cilat janë gjithmonë plot admirim ndaj “colchoneros” dhe trajnerit të tij, Diego Simeone.

“Ai është një njeri dhe trajner i shkëlqyer, ai kishte besim tek unë. Është fat që jam pjesë e ekipit, është shumë e rëndësishme të luash në këtë nivel. I jam mirënjohës Simeone dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, tha mesfushori anglez

Sot, skuadra madrilène do të luajë ndaj Benfica në Champions League: “Do të jetë e vështirë, Benfica është një ekip i madh në Europë, ndër më të mëdhenjtë. Ne shpresojmë të marrim 3 pikët. Jemi të përgatitur dhe do të jetë një sfidë emocionuese”.

Në fund, Gallagher foli edhe për përshtypjet që pati për derbin e parë madrilen ndaj Real: “Ishte shumë e vështirë të luash kundër Real Madrid. Aata janë një ekip i madh dhe mendoj se pika që morëm në fund është një rezultat i mirë”. /Telesport.al/

Read Previous

Olaf Scholz: Irani rrezikon t’i vërë flakën të gjithë rajonit

Read Next

Sondazhet zgjedhore në SHBA: Kush është përpara – Harris apo Trump?