Futbollisti nga Kosova “çmend” serbët, shënon gol dhe feston me shqiponjë

Futbollistët me origjinë shqiptare vazhdojnë me paraqitjet e tyre pozitive në kampionatet ndërkombëtare. Lojtari i fundit që arriti të lërë gjurmë fundjavën që kaloi ishte edhe Leonard Pllana.

25-vjeçari e shënoi golin e fitores së ekipit të tij jug-korean, Jeonnam Dragons në Ligën e Kampionëve të Azisë. Menjëherë pa golit sulmuesi nga mitrovica “imitoi” Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, teksa festoi me shqiponjën, veprim ky që ka “çmendur” serbët, me këta të fundit që e quajnë si provokim.

“Skandal. Simboli i Shqipërisë së Madhe në Kore. Futbollisti nga shteti fals i Kosovës provokon në stilin e Xhakës e Shaqirit”, shkruan Blici serb.

/f.a/abcnews.al

Read Previous

Haradinaj në ditën e dëshmorëve të Prishtinës: Pavarësia erdhi falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë

Read Next

OKB-ja dhe premtimi më i madh i thyer në histori