Futbollisti çek: Shqipëria kundërshtar i fortë, por nuk janë të pathyeshëm

Creator: DAVID W CERNY | Credit: REUTERS

Shqipëria dhe Çekia kanë secila 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para, me Kuqezinjtë të cilët janë në vendin e dytë falë golavarazhit më të mirë.

Çekët e vlerësojnë përfaqësuesen e drejtuar nga Sylvinho për mënyrën se si luan, por për mesfushorin Alex Kral e kanë mundësinë ta mposhtin.

“Ata janë një kundërshtar i fortë. Ata zhvillojnë kundërsulme të shpejta, kanë tranzicione të shpejta. Ne pamë ndeshjen e Shqipërisë kundër Ukrainës, duhet të jemi të vëmendshëm. Por unë besoj se nuk janë të pathyeshëm”.

Humbja e fundit e Shqipërisë me përfaqësuesen çeke ka qenë miqësorja e qershorit të 2021, ndërsa më pas ka barazuar në Pragë dhe fituar në Tiranë për kualifikueset e Euro 2024. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Leclerc: Pas fitoreve në Montekarlo dhe Monza tani dua titullin kampion në Formula 1 me Ferrari

Read Next

​Çeki-Shqipëri, formacionet e mundshme