Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare në vend partitë politike në pushtet e opozitë po zhvillojnë betejë të ashpër me akuza e kundër akuza për çështje të ndryshme, sidomos pas publikimeve të fundit në media të bisedave në të cilat janë përfshirë përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Për pushtetin opozita ka zgjedhur rrugë të gabuar për fushatë zgjedhore, me sulme e shpifje ndaj tyre.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, për RT21 thotë se partitë opozitare po mundohen ta shpëtojnë vetën, pasi sipas saj, e dinë se disa nga to nuk do ta kalojën as pragun zgjedhor.
“Po hyjmë në proces zgjedhor me një sjellje jo te hijshme t ‘opozitës sepse për te ulë punën e mirë të qeverisë po mundohet ta bëjë atë përmes sulmeve dhe shpifjeve të cilat qytetarët po i kuptojnë…Nuk do duhej të kishte ashpërsim të fushatës duke fyer dhe tentu me denigrua persona do ishte mire që gara jonë të bëhej me programet tona..”, tha Pacolli
Ndryshe mendojnë përfaqësues të partive në opozitë.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se pushteti do të pësojë disfatë në zgjedhjet e 9 shkurtit pas siç thekson skandaleve të fundit.
“Ata po ikun s’po vijnë më u ballafaqu por me 9 shkurt qytetarët kanë me ike prej tyre . Do ballafaqohen me Program e ofertën tonë. Psuhteti do të pësojë disfatën me të thellë sesa ne zgjedhjet lokale”, tha Beqa.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha sa medaljen për sharje e ofendime e mbanë pushteti.
“Paniku i pushtetit pas shpërthimeve të skandaleve të njëpasnjëshme, po i shtynë ata drejt një gjuhe të zakonshme ofenduese – përplot urrejtje e mllef. Sa më të thella skandalet, aq më të thella ofendimet! Skandalet do të thellohen, me to dhe ofendimet. Por zgjedhjet e ardhshme s’bëhen se kush shanë e kush pështynë më mirë. Po ua japim këtë medalje që në fillim. Zgjedhjet e ardhshme bëhen për çmimet e larta, pagat e ulëta, investimet që s’bëhen, punët që s’janë, ikjen masive, shkollat e dobëta e spitalet e vjetëruara”, tha Abdixhiku.
Në AAK ndërkaq thonë se ashpërsia e fushatës zgjedhore vije nga pushteti e jo nga opozita.
“Fushata zgjedhore duhet të ndërtohet t mbi baza programore të subjekteve politike por ashpërsia nuk buron nga opozita por nga vetë pushteti i cili ka tendencën ta krijoj një fryme kur tentohet te përdoret keqpërdoret mashtrimi duhet të jetë pjesë e për udhëheqje për qeverisje qytetarët kanë nevojë për një qeveri që u jep mundësi te reja”, tha Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës së Gruas.
Se fushata është ashpërsuar nga pushteti e thotë edhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli. Sipas tij, vendi ka nevojë për një unitet të partive politike.
“Nuk i bëjnë mirë Kosovës kjo. Ne jemi vend i vogël kur duhet te nevojite uniteti e harmonia ne duket se nuk jemi pjekur ne së bashku do të bënim më tepër por është ashpërsuar gjuha se pari duhet thënë nga partia në pushteti partia ne pushtet është duke na thyer kryer që sa vite hajn hajna…dhe këtë mënyrë te komunikimit jemi duke e mësuar nga partia në pushtet ata është dashur t jenë te kujdesshëm”, tha Pacolli.
Partitë opozitare së fundi kanë akuzuar e kritikuar ashpër pushtetin pas bisedave të pretenduara të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Radoiciqin si dhe ato të Koordinatores së komiteteve të VV-së Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Kransiqi, të cilat pushteti i ka cilësuar si shpifje./RTV21/21Media