Fushata e Harrisit grumbullon rreth 50 milionë dollarë në më pak se 24 orë

Fushata presidenciale e Kamala Harrisit ka mbledhur më shumë se 49.6 milion dollarë që kur presidenti Joe Biden i dha fund garës së tij për rizgjedhje.

“Që kur presidenti miratoi zëvendëspresidenten Harris dje pasdite, amerikanët kanë dhënë 49.6 milionë dollarë donacione në bazë për fushatën e saj”, ka thënë një zëdhënës i Bideni, raporton BBC.

Mijëra gra në të gjithë SHBA-në iu bashkuan një thirrjeje në Zoom të dielën mbrëma për të mbështetur Harrisin.

“Win With Black Women”, grupi që qëndron pas thirrjes, thotë se mblodhi mbi 1.5 milion dollarë vetëm brënda tri orëve për fushatën.

Grupi thotë se më shumë se 44,000 gra iu bashkuan thirrjes./Koha.net

Read Previous

Qeveria për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale: Nuk u konsultuan me ne, dëmtuan përpjekjet tona

Read Next

Si e mori Bideni vendimin historik për t’u larguar nga gara për president?